Avokati, Jordan Daci në një intervistë për Panorama TV ka komentuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj i akuzuar për 3 vepra penale, ku tha se kjo ngjarje ishte e pritshme pas aferës së inceneratorëve.

Capture

Daci theksoi se pas vendimmarrjes së fundit nga ana e SPAK, politika ka filluar të trembet dhe se miti i të fortëve po thyhet nga drejtësia.

Pjesë nga biseda:

Deri ku mund të shkojë SPAK?

SPAK me shumë veprime ka treguar që sdo tja dijë për askënd, falë dhe ndërkombëtarëve. Njerëzit duhet të shpresojnë se vendi do t’i bashkëngjitet listës ku sundon e drejta dhe ligji, dhe mos mendohet se me pushtet mund të bëjnë qejf.

Nuk ka vend në botë ku drejtësia dënon këdo, por mesazhi është që SPAK është në fazën e konsolidimit dhe është vetëm fillimi i një fushate për të vendosur shtetin e së drejtës, pjesa tjetër i mbetet qytetarëve dhe politikës.

Miti i të fortëve dhe të paprekshmëve nuk duhet të ekzistojë.

A mund të ndikojë SPAK në zhdukjen e këtyre miteve?

Të gjithë që kanë qenë në pushtet kanë filluar të trembet. Politika duhet të shkëpusë lidhjet me të fortët. Tek ne për fat të keq krimi i organizuar po fut duart në buxhetin e shtetit dhe kjo duhet të jetë alarmante. Nuk mendoj se do përsëritet ngjarja kur u kërkuar arrestim i Tahirit, SPAK nuk do pengohet për të vendosur drejtësinë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re