Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka një mesazh në ditën e 1 qershorit duke uruar të gjithë fëmijët për festën e tyre.

Me rastin e 1 Qershorit, politika ka uruar fëmijët për festën e tyre.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, është shprehur se pandemisë po i vjen fundi dhe fëmijët do i kthehen normalitetit së shpejti pas një periudhe të vështirë për ta.

Kryeparlamentari thotë se pak para kësaj feste, në mbledhjen e grupit të deputetëve “Miqtë e Fëmijëve” ka porositur qeverinë dhe deputetët për mësimet në shkolla, mbështetjen për familjet e varfëra dhe me nevoja të veçanta, shtrirjen e shërbimeve sociale në çdo bashki për gjithë fëmijët dhe nënat, si dhe përfundimit e Reformës së deinstitucionalizimit të fëmijëve.

Nga ana tjetër, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, uron të gjithë fëmijët por në veçanti ata të ushtarakëve shqiptarë.

“Gëzuar 1 Qershorin!

Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve! Por një urim të veçantë për fëmijët e ushtarakëve shqiptarë! Si në çdo familje edhe për ne ata janë të parët. Janë ata për të cilët ne do të bëjmë gjithçka për t’i parë të rriten të lumtur, të shëndetshëm, të suksesshëm! Gëzuar!”, shkruan Xhaçka krahas videos emocionuese në “Facebook”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re