Avokati Zaçe Islami i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax Neës ka folur për presionin që po ushtron politika ndaj SPAK-ut dhe zgjedhjen e presidentit të ri.

Islami theksoi se SPAK po i shërben pushtetit ndërsa hodhi akuza edhe për drejtuesin e këtij institucioni që sipas tij ka qenë hetues në kohën e diktatorit Enver Hoxhës. Gjithashtu Islami theksoi se të gjithë politikanë pas viteve 90’ duhet të futen në burg pasi kanë shkatërruar ekonominë e vendit tonë.

“Rama dhe Berisha lozin me njëri-tjetrin por në realitet SPAK-u i shërben direkt pushtetit. Direkt është vegël e pushtetit. Kryetari i SPAK-ut ka qenë hetues në kohën e Enver Hoxhës dhe kuptohet që ai ashtu është gatuar dhe ai nuk mund të bëhet jurist për të drejtën. Unë i kam vajtur në zyrë dhe i kam denoncuar dy krime që nesër të dalin hetimet zbulojmë dy vrasje, nuk e ka marrë parasysh këtë punë dhe ai u shërben pushtetit dhe pushtetit të oligarkëve. SPAK-un fol unë jo Edi Rama sepse ai po i shërben Edi Ramës në mënyrë perfekte. Nuk mund të dënosh një njeri për krim intelektual dhe këtë e bën vetëm SPAK-u ynë.

C’punë kanë Amerikanët me drejtësinë tonë, ata kanë bërë një vrimë në ujë. Kë pyetën nga ne avokatët ata? Asnjë! Gjithë celësi është ndryshimi kushtetues që i kanë dhënë dorë të lirë pushtetit të bëjë cfarë të dojë. Berisha të mos habitet duke i kërkuar llogari SPAK-ut por ti kërkojë llogari vetes për datën 21 tetor 2005 që shiti të djathtën shqiptare. Sali Berisha nuk është i djathtë e kam thënë me kohë, ai nuk është konservator, ai bën lojën për pushtet. SPAK nuk është sanduic por është një palë 100% me pushtetin. SPAK di shumë mirë por nuk duan të bëjnë hetime. Nuk ka asnjë shpresë ta mbajnë mend shqiptarët. Drejtësia që nga koha kur u nda shoëria në klasa ka qenë dhe do të mbetet në dorë të pushtetit. Kanë bërë 500 manovra por asgjë.

Presidenti – Zgjedhja e presidentit është bërë qesharake. I kanë dhënë Edi Ramës gjithçka në dorë për të zgjedhur presidentin. Alibeaj fatkeqësisht vjen nga një familje e përndjekur politike por i shërben Edi Ramës. Kjo është e njëjta klasë politike. Klasa politike e 30 viteve në Shqipëri duhet të futet e gjitha në burg. Duke filluar nga kryeministri i parë, nga presidenti i parë të gjithë kanë grabitur dhe kanë shkatërruar ekonominë shqiptare që ishte me miliarda dollarë. Armatimi dhe municioni një shumë kolosale që u shit lirë fare. Këta duhet të merren gjithë dhe të futen në burg. Të sjellin jurista që kanë mbaruar jashtë shtetit dhe ti gjykojnë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re