Vizita e presidentit Vuçiç në veriun e Kosovës ka provokuar shumë reagime nga politika e Prishtinës. Duke nisur që nga kryeministri Haradinaj, kjo vizitë është konsideruar si cenim sovraniteti, si një goditje ndaj shtetit, për mënyrën se si i qaset saj kreu i shtetit serb.

“Kosova dhe populli duan të respektohet sundimi i ligjit për integritetin e saj territorial dhe të respektohen institucionet e saj”, shkroi ai Haradinajn në Facebook dhe shtoi:

“Ju siguroj se çdo përpjekje për të rrezikuar këto parime themelore për të cilat ka sakrifikuar populli ynë, do të mposhtet”.

Drejtuesi i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, tha sot se vendimi i autoriteteve të Kosovës që presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç të vizitojë Veriun, është e papranueshëm.

Ai tha se Bashkimi Evropian i bëri presion Kosovës që të lejojë vizitën e presidentit serb duke tejkaluar rolin e ndërmjetësit dhe duke u bërë i njëanshëm.

“Kjo është për shkak se BE kurrë nuk ka bërë presion ndaj liderëve të Kosovës që të vizitojnë Preshevën”, tha Molliqaj.

Sipas tij, Vuçiç nuk erdhi në Kosovë për të vizituar serbët.

“Ai erdhi për të dërguar mesazhe politike duke vizituar dhe burimet strategjike të Kosovës”, shkroi Molliqaj në Fecebook.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Sociale dhe ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se vizita e presidentit Vuçiç në veri të Kosovës, ka shkelur sovranitetin e shtetit të pavarur të Kosovës.

Krasniqi tha se Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe u njoh nga 115 shtete.

“Nuk ka dyshim, Kosova është shtet sovran dhe i pavarur. Prandaj, vizita të tilla duhet të kenë protokoll që duhet respektuar. Ndërsa vizita e Vuçiçit nuk përmban asnjë element të vetëm protokolli me dy vendeve dhe si i tillë nuk duhet të kishte ndodhur”, tha Krasniqi.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re