Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula deklaroi në Kuvend se Reforma në Drejtësi nuk u miratua falë maxhorancës por për shkak të ultimatumit të vendosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Capture

“Fat i madh është që Reforma në Drejtësi është për shkak të SHBA. U vutë në rresht për ta miratuar pasi nuk latë gjë pa bërë në dy krahët për ta penguar. Mos u mburrni këtu duke thënë që Reforma në Drejtësi është meritë e SHBA”, deklaroi ai.

Sula u shpreh se korrupsioni në qeveri arrin në nivele më të larta duke marrë si shembull rastet e arrestimet të sekretarëve të Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Financave.

“Altin Dumani është shpresa e fundit për SPAK që të vërë para përgjegjësisë politikanët e korruptuar. A është e besueshme që sekretari i përgjithshëm i MF, sekretarja e MSH, që është njeriu më i afër i ministrit të bëjë me kokën e tij dhe sot janë në SPAK të arrestuar. Do të thotë që pranë organeve të qeverisë dhe ministrive korrupsioni arrin në nivelet më të larta. Nuk ka kriminel të krimit të organizuar të mos ketë mbështetje politike. Është trinomi, politikan, krimi i organizuar dhe biznes”, u shpreh Sula.

Më tej ai theksoi se SPAK sot ndodhet nën një presion të fortë politik por shtoi se ka bindjen që prokurorët e këtij organi janë i vetmi shpëtim i Shqipërisë. Sula deklaroi se politikanët e maxhorancës kanë një kod Omerta kur kapen në shkelje me ligjin, që të bëjnë një vit burg dhe më pas të shijojnë pasurinë.

“SPAK është në një presion të fortë politik. Por kam bindjen që prokurorët janë i vetmi shpëtim i Shqipërisë. Ju nuk flisni kurrë arrestohen nga krahu juaj. Çdo politikan imaxhorancës ka një kod Omerta të bëjë një vit burg dhe të gëzojë pasurinë. Duhet t’i hetohet pasuria dhe vetëm ashtu merr fund njëherë e përgjithmonë”, deklaroi Sula.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re