Mjetet e tij për flokë, të cilat i mban në dorë, gatishmëria e tij për të punuar dhe martesa e tij me e gruan gjermane, e cila vdiq në vitin 2015, ia siguroi qëndrimin në Gjermani dhe ushtrimin e zejes së tij profesionale.

Në Qendrën për formim profesional në Rohr, atij iu nostrifikua kualifikimi i fituar në Shqipëri, pas provimit të dhënë teknik dhe ligjor.

“Z. Duka është dëshmi e gjallë se si integrimi i shtetasve të huaj mund të jetë i suksesshëm, në qoftë se ata e fitojnë ndonjë rast këtu, të cilin do ta merrnin me zell dhe aftësi”, tha kryetari i komunës gjatë urimit të tij për ditëlindjen.

Shumë miq, madje edhe nga atdheu i tij, kanë qenë të pranishëm në festën e ditëlindjes së xha Villsonit, transmeton albinfo.ch.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re