Në ‘Sheshin Skënderbej’ është duke u zhvilluar një protestë për mbrojtjen mjedisore, për mbrojtjen të pasurive natyrore, kundër ministrit të mjedisit Blendi Klosit
“Politikanët janë me interesa grabitqare. Klasat politike mbrojnë interesat e tyre.

Dhjetë minatorë humbasin jetën në muaj.”, janë thirrjet e qytetarëve.

Ata kërkojnë nga qeveria që të mbrojë bukuritë natyrore.

Theksojmë se qeveria shqiptare ka vendosur në lëvizje planet për të dëmtuar Vjosën, duke ndërtuar hidrocentrale.

Rreth një muaj më parë, banorët e pesë fshatrave u ngritën në protestë kundër ndërtimit të HEC-eve në Mirditë. Forca të shumta policie ishin prezent në protestën e banorëve të zonave të Mirditës.

Protestat e banorëve vijojnë të bëhen gjithmonë e më masive, duke kundërshtuar ndërtimin e HEC-eve, ku sipas tyre HEC-et në këtë zonë mund të shkaktojnë dëme të mëdha.

(Foto ilustruese)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re