Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Malaj ka folur për bashkëpunimin e tij me ish-kryeministrin Fatos Nano. Malaj e konsideron fat periudhën që ka punuar me Nanon, të cilin e përshkruan si një person me vizion dhe mendje të hapur.

I ftuar në emisionin “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj, ish-ministri thotë se vendimi për të lënë postin e kryetarit të PS-së në vitin 2025 ishte vendim i mençur politik.

Pranvera Borakaj: Ishte e vështirë të bashkëpunonit me Fatos Nanon?

Arben Malaj: Asnjë ministër nuk është i suksesshëm nëse nuk ka mbështetjen e plotë dhe të sinqertë të kryeministrit. Me Nanon kishte një vështirësi, që duke pasur atë shkallë intelektualiteti, duhet të përgatiteshe mirë kur bisedoje sepse ta merrte fjalinë, ta ndane në mes dhe të gjente kontraditë. Por ka qenë fat që kam punuar, një njeri me mendje të hapur, me vizion. Mund të kishte momente tensioni, por pas 5 minutash i binte telefonit. Nuk kishe frikë që të sulmonte nga pas. Kjo ka qenë vlerë e veçantë e tij.

Pranvera Borakaj: Si u duk largimi i tij në 2005. Ishte një meazh për politikën shqiptare?

Arben Malaj: Në 2005 ne ishim gati duke fituar, por unë i thashë që mandat të tretë nuk mund të marrim dhe të jemi të suksesshëm pa u zgjeruar në krahun e kundërt, pra të marrësh një pjesë të opozitës, partitë e vogla. U testua me Genc Pollon, pastaj e anuloi. Nano ishte i bindur se mandati i tretë si socialist…kishin filluar problemet vrenda partisë, në dogana tatime, në administratë publike sepse të parët që të tradhtojnë janë këta. Duan të krijojnë lidhje me qeverinë e re dhe them se kishte vetëdije të plotë për të lënë postin e kryeministrit. Kurse vendimi për të lënë postin e kryetarit të partisë, ishte një vendim i mençur politik, sepse në fund të fundit kriza që kanë politikanët shqiptarë është që nuk dinë se kur duhet të ikin nga pushteti./ 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re