Skip to content

“Politikanët ua kritikojnë punën mes birrave duke parë ndeshjet”, Veliaj ironizon Metën dhe nxjerr fotot e zjarrfikësve

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka falënderuar 60 zjarrfikësit të cilët luftuan gjatë gjithë natës për të vënë nën kontroll flakët në zonën e Priskës, në një terren tejet të vështirë.

Me anë të një postimi në Twitter, Veliaj ironizon Metën, duke theksuar se teksa politikanët që veç kanë ndezur zjarre 30 vjet kritikonin punën e tyre mes birrave në pushim të ndeshjeve skoceze, heronjtë e zjarrfikëses së Bashkisë Tiranës shmangën një rrezik për banorët.

“Faleminderit 60 Zjarrfikësve heronj! Teksa politikanët që veç kanë ndezur zjarre 30 vjet, kritikonin punën e tyre mes birrave në pushim të ndeshjeve skoceze, heronjtë e Zjarrfikëses së Bashkisë Tiranë e gdhinë në Priskë në terren të thepisur duke shmangur rrezikun për banorët”, shkruan Veliaj.

Kujtojmë se presidenti Ilir Meta reagoi mbrëmjen e kaluar me shqetësim për zjarrin që kishte përfshirë zonën e Priskës në Tiranë.

Presidenti Ilir Meta iu ka bërë thirrje autoriteteve të marrin masa të menjëhershme për të neutralizuar zjarrin në Priskë, të Tiranës.