Subscribe

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama e lideri i opozitës, Sali Berisha, kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për t’u uruar besimtarëve myslimanë festën e kurban bajramit.

 

Në këtë ditë të rëndësishme për besimin islam, politikanët e të gjithë krahëve, përfaqësues të ambasadave dhe krerët e besimeve të tjera fetare kanë zhvilluar vizita në selinë e komunitetit mysliman, duke uruar për më shumë mbarësi.

 

Ndërsa bashkia në këtë ditë feste, ka vendosur t’u vijë në ndihmë qytetarëve që ndodhen në vështirësi ekonomike.

 

ERION VELIAJ

 

KRYETAR I BASHKISE, TIRANE

 

“Në të gjitha qendrat sociale të Tiranës, do të shërbejmë vaktet tona. Në disa familje kemi çuar ushqime në shtëpi, që të sigurohemi që asnjë nuk ndihet vetëm”.

 

Sipas Veliajt, bashkia do të përpiqet që qytetarët e Tiranës të mos mbeten sot pa mundësitë për të festuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re