Ndërsa dy presidentët Thaçi e Vuçiç flasin për një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, por që s’tregojnë çdo sjell ajo, është kryetari i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë (LDP), Çedomir Jovanoviç i cili njeh Kosovën shtet dhe, gjatë që qëndrimit në Prishtinëe ka thënë hapur se Beogradi e do Veriun në këmbim të njohjes.

“Pranimi i ndërsjellët nuk është real sepse shoqërisë serbe nuk duhet t’i imponohet një gjë e tillë. Ju flisni për pranim të ndërsjelltë, por çfarë do Beogradi? Ai do diçka por që nuk mund ta thotë. Na jepni Veriun e Kosovës dhe ne do ta pranojmë pavarësinë tuaj. Por ky nuk ka qenë koncept zyrtar i politikës së Serbisë”, tha Jovanoviç në tryezën “Cila është e ardhmja e marrëdhënieve Kosovë-Serbi” të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Duke folur për dialogun mes dy vendeve, ai tha se është ndryshuar retorika e bisedimeve dhe se në Serbi nuk është problem takimi me një shtet që e konsiderojnë pjesë të tyre.

Jovanoviç akuzoi Beogradin për ndalimin e karateistëve kosovarë që të hyjnë në Serbi duke u pamundësuar pjesëmarrjen në kampionatit evropian në Novi-Sad. Kjo sipas tij, ngase secila gjeneratë ka qenë gjeneratë e luftës, prandaj ka kërkuar të shkohet drejt paqes dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re