Familja e një politikani të opozitës serbe, i cili dyshohet se u rrah ndërsa ishte në paraburgim nga shërbimet sekrete të vendit, thotë se ai ka pësuar paralizë të pjesshme nga sulmi.

Ditë më parë, Nikola Sanduloviç do kërkonte falje për krimet e kryera nga serbët kundër shqiptarëve gjatë luftës së pavarësisë së Kosovës në 1998 dhe 1999, madje deri në homazhe te varri i Adem Jasharit, duke i hapur kështu vetes telashe të madhe. Pikërisht atop u vuan tani, pasi thuhet se është rrahur e keqtrajtuar nga BIA.

Një gjykatës urdhëroi ndalimin e tij për 30 ditë pasi ai u akuzua në mungesë për nxitje të urrejtjes etnike, racore dhe fetare, një vepër e dënueshme nga gjashtë muaj deri në pesë vjet burg.

Të afërt me Sanduloviçc thonë se ai u mor nga shtëpia e tij më 3 janar.

Të mërkurën, pas vizitës së parë familjare të lejuar pas pesë ditësh, vajza e Sanduloviçit, Karla kërkoi që babai i saj të transferohej në një spital civil nga objekti ushtarak në Beograd ku ai po mbahet.

“Ai është duke komunikuar, por është plotësisht i paralizuar në anën e djathtë, në një karrige me rrota dhe me shëndet shumë, shumë të dobët,” tha ajo në një deklaratë të lëshuar përmes Michael Pollack, një avokat në Britani, i cili përfaqëson politikanin.

Familja e tij beson se Sanduloviç, një udhëheqës i Partisë Republikane Serbe dhe një kritik i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, mund të jetë helmuar gjithashtu.

Megjithatë, avokatët thanë se nuk mund të verifikojnë asgjë në lidhje me shëndetin e Sanduloviç apo sulmin derisa ai të transferohet në një strukturë civile me akses të plotë tek mjekët dhe avokatët.

Pollack ka thënë se politikani është “arrestuar nga inteligjenca serbe dhe më pas është torturuar në mënyrë arbitrare”.Ai ka një brinjë të thyer. Kur u kthye në shtëpi, ai ishte i vetëdijshëm por ankohej se nuk mund të lëvizte anën e djathtë të trupit”, shtoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re