Skip to content

Politikani shqiptar i prerë për shkencëtar, por…

800 0 1709802309xtao 324 1

Në ditën e 7 Marsit, në media është shfaqur mësuesja e Taulant Ballës, e cila ka folur për ish-nxënësit e saj ta talentuar, siç e ka cilësuar ajo, sidomos në matematikë, duke thënë se ahere e shihte si një shkencëtar të mundshëm, pa e menduar se do bëhej politikan.

“Ishe aktiv dhe me shumë shumë talente. E aktivizoja në olimpiadat e Matematikës, i bëja mësime të veçanta në atë kohë, doja që ai të shkëlqente, të zgjidhte shkencat kompjuterike, besoja që do bëhej një shkencëtar shumë i mirë në atë fushë. Dhe nuk më erdhi mirë që e ndërroi. Filloi vitin e parë te Shkencat e Natyrës, Informatikë dhe pastaj ndodhi zgjedhja e tij. Ai shkëlqente në të gjitha lëndët, por matematikën e ka pasur dhe në 8-vjeçare ka qenë fitues i olimpiadës”, tha mësuesja Veronika Cfarku në Klan Neës.

Asaj i doli në linjë ish-nxënësi i saj, sot ministër, duke e përshëndetur, pas së cilës tha: “Nuk e prisja sepse kam kohë që nuk kam komunikuar me Taulantin edhe pse e ruaj atë foto të kohës së gjimnazit. Ishte nxënës i shkëlqyer”, u shpreh mësuesja tashmë në pension.

Kujtojmë se opozita ka dashur ta godasë Taulant Ballën me të shkuarën e tij fëminore, ku politikani shfaqet në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës me një intepretim për Enverin.WhatsApp Image 2022 07 28 at 9.52.48 PM

Taulant Balla është diplomuar për Shkenca Politike në Rumani, ndërsa aktivizimin politik e ka në kohën e Nanos, duke u afruar nga ky i fundit në periudhën e fundit të PS-së në pushtet para se të bjerë në opozitë në 2005-ën.

Taulant Balla është shfaqur si një politikan i spikatur, duke qëndruar fort në lojë, por jo domosdoshmërisht simpatik për publikun.

Aktualisht ai drejton Rendin, aty ku kanë dështuar  disa figura socialiste nga 2013-ta, me një prirje të fortë për të qenë histori suksesi në të parin post ekzekutiv. /tesheshi.com/