Partia e tij nuk e kalojë pragun, por gjithsesi ai u bë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Bashkë me këtë ai arriti me sukses të realizojë kohët e fundit edhe një tjetër ëndërr të vjetër…

Në fshatin e tij të lindjes, atje ku prej vitesh toka e gjyshit dhe e xhaxhallarëve rrinte djerrë dhe qe mbuluar nga ferrat, pasi askush nuk kishte guxuar ta merrte (me letra), Ai (politikani), e ngriti shtëpinë që prej kohësh ëndërronte.

Partia e tij nuk e kalojë pragun, por gjithsesi ai u bë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Bashkë me këtë ai arriti me sukses të realizojë kohët e fundit edhe një tjetër ëndërr të vjetër…

Dhe jo për gjë, por pritja ja vlejti… Vila e tij 3-katëshe jo vetëm që habiti të gjithë bashkëfshatarët, kushërinjtë, farefisin, por dhe atë vetë kur e pa të përfunduar.

Kaq e bukur ishte bërë ajo, sa ai nxitojë që të varte një kukull lecke në një prej oxhakëve mbi çati, një patkua kali te dera kryesore dhe një varg me hudhra të thata mbi një prej oxhakëve brenda shtëpisë.

E gjithë kjo që mos ta merrnin mësysh “kryeveprën” e tij të bërë me aq mund dhe sakrificë, si dhpërblim i një pune të gjatë dhe të palodhur në kontributin e politikës shqiptare.

Ai u munduar që ta mbante sekret këtë “shtëpi fshati”, për më tepër që kryeministri, kolegët deputetë dhe anëtarët e tjetër të mazhorancës dhe opozitës të mos bëheshin xheloz.

Por ja që në fund “gojët e liga”, kushërinjtë që nuk kishishte ndihmuar asnjëherë, votuesit e zhgënjyer dhe në fund arkitekti i tij që nxitojë të publikonte në rrjet punën për auto-reklamë, e “morrën më qafë” pasi i nxorrën modestish sekretin…

Nejse, ai me punë dhe djersë e ka këtë. Le të pëlcasë syri i keq!/Mapo

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re