Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë të ditur se në Konventën e Partisë së Lirisë, do të jetë e pranishme edhe politikania e njohur nga Kosova, Edita Tahiri.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shprehet se ky është një rast i mrekullueshëm, në veçanti për vajzat dhe gratë e Partisë të Lirisë, por jo vetëm, për t’u frymëzuar në betejat për fuqizimin e gruas dhe modernizimin e shoqërisë tonë.

“Mbështetja për Kosovën prej 20 vitesh është në ADN e Partisë të Lirisë. Mbështetja për shtetin e Kosovës do të jetë temë e rëndësishme në Konventën tonë në 27 Prill.

I lumtur që politikania e njohur znj.Edita Tahiri pranoi ftesën tonë për të marrë pjesë në këtë Konventë historike dhe për të thënë fjalën e saj.

Një rast i mrekullueshëm, në veçanti për vajzat dhe gratë tona të Partisë të Lirisë, por jo vetëm, për t’u frymëzuar në betejat për fuqizimin e gruas dhe modernizimin e shoqërisë tonë.

Një rast i shkëlqyer për të dëgjuar një dëshmitare të rrallë të momenteve më dramatike që përjetoi populli shqiptar i Kosovës në betejat e paharruara për çlirimin dhe Pavarësinë.

Betejat e dyfishta në luftë dhe negociata të vështira që as mund të harrohen dhe jo më të nëpërkëmben. Mirëse të vish e dashur Edita”, shkruan Ilir Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re