Kombet që përbëjnë mbi 80% të popullsisë globale ndajnë të njëjtën linjë të politikës së jashtme me Moskën. Ky është qëndrimi i diplomatit të lartë të Rusisë Sergej Lavrov në një intervistë me gazetën Trud.
“Shumica dërrmuese e vendeve që përbëjnë mbi 80% të popullsisë në mbarë botën janë mbështetës të hapave politikë ndërkombëtarë të Rusisë dhe qasjeve tona ndaj problemeve kryesore të botës”, tha ai, duke shtuar se vendet perëndimore me të cilat Rusia ka ende marrëdhënie të ngrira, përfaqësojnë një pjesë të vogël të bashkësisë globale.
Shefi i diplomacisë ruse vuri në dukje se vendi i tyre është garantues i rëndësishëm i sigurisë ndërkombëtare dhe do të vazhdojë të lehtësojë “forcimin e iniciativave të drejta, demokratike në sferën ndërkombëtare” dhe për ato qëllime do të “koordinojë hapat me aleatët dhe aderuesit e saj”.
“Ne presim që kolegët tanë perëndimorë, kryesisht SHBA-të, të kuptojnë se është thelbësore të heqim dorë nga logjika e konfrontimit së paku për një moment. Kjo do të hap parimisht mundësi të reja për ne në luftën kundër sfidave dhe kërcënimeve moderne, pjesa më e madhe e të cilat janë transnacionale dhe kërkojnë përpjekje të përbashkëta të të gjitha shteteve”, theksoi diplomati rus.
Kujtojmë se Rusia aktualisht por edhe historikisht ka mbështetur regjimin sirian për shkak të interesave ushtarake dhe ekonomike që ndajnë, si dhe atë të Iranit, kryesisht për shkak të marrëveshjeve të tregtisë së naftës dhe gazit.
Të dyja rastet, sa të freskëta aq të moçme, paraqesin “kokëçarje” për fuqitë perëndimore të cilat vendosin të tjera standarde bashkëpunimi me shtetet e Lindjes.