Sociologia Suela Koçibellinj ishte sot në News 24, në emisionin Log teksa komentoi gratë në fushatën elektorale për 11 majin.

Koçibellinj thekson se fushata që po bëhet mund të jetë një lloj populizmi në kurriz të grave.

Suela Koçibellinj: Politikës i duhen gratë, sepse i bëjnë punën. Jam pro që të kemi kuota. Nëse jemi të aftë si shoqëri që të kuptojmë se politika ka mekanizma që të përdoren në favor të grave dhe burrave. Një ndeshje që luhet vetëm nga një gjini, nuk sjell një paketë zhvillimi social për vendin.

Sot po bëhet fushatë nga të dy kahet me gra për gratë. Fushatat politike pranojnë çdo gjë. Në shijen time mund të ishte pak më e moderuar, më cilësore. Këto thjeshtëzimesh, populizmesh, në kurriz të grave nuk do doja të ishin. Kemi nevojë të jemi më cilësorë në nivelin politik.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko