Fermerët polakë bllokuan rrugët dhe pikat kufitare me Ukrainën të premten, duke filluar një grevë njëmujore.

Ata protestojnë për politikat e BE-së , si dhe për mungesën e veprimeve të qeverisë për mbrojtjen e tyre.

Fermerët në Francë, Belgjikë, Portugali, Spanjë, Gjermani dhe Greqi po protestojnë kundër kufizimeve të BE-së që lidhen me ndryshimet klimatik. Sipas tyre, këto rregulla të BE-së rrisin koston e prodhimit dhe nxisin  konkurrencën e pandershme.

Fermerët polakë po ankohen, ndër të tjera, për ndikimin e importeve të lira ushqimore nga Ukraina fqinje.

Rreth 100 fermerë dhe 50 traktorë bllokuan pikën kufitare Medyka, duke parandaluar të gjithë trafikun e automjeteve, tha zëdhënësi i shërbimit kufitar ukrainas Andrii Demchenko.

Mediat polake raportuan se kishte mbi 250 bllokada në të gjithë vendin. Imazhet e transmetuara treguan kolona traktorësh që bllokonin rrugët.

Ministri i Bujqësisë i Polonisë tha se ai i kupton sfidat me të cilat përballen fermerët, por shpreson se protestat mund të organizohen në një mënyrë që do të ishte “më pak e dëmshme për qytetarët”.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re