Kryebashkiaku i Gdanskut në Poloni,
Pawel Adamowicz, u sulmua me thikë në një ngjarje
bamirësie të dielën, njoftoi policia, duke
konfirmuar informacionin e dhënë më parë nga media.

Kryebashkiaku u transportua në spital, ku mjeku i detyrës,
Jerzy Karpinski, e vlerësoi gjendjen e tij si “shumë serioze” dhe iu
nënshtrua operacionit, njoftoi agjencia polake PAP.

Sulmi u bë para disa qindra njerëzve në një fushatë bamirësie
për mbledhjen e fondeve për blerjen e pajisjeve mjekësore.

Sulmuesi u kap nga oficerët e policisë dhe sipas zëdhënësit, ai
është 27-vjeçar nga Gdansku që ka
dashur ta vrasë kryhebashkiakun për hesape politike të së kaluarës.

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, Presidenti polak Andrzej Duda dhe kryeministri Mateusz Morawiecki shprehën menjëherë solidaritet me Adamowicz.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko