Pothuajse një milion njerëz kanë nxituar në kinemanë polake gjatë tre javëve të fundit për të parë një film që portretizon priftërinjtë katolikë nën një dritë të zymtë.

“Kleriku” është një dramë e zezë për tre priftërinjtë që pijnë, shfrytëzojnë financiarisht besimtarët dhe tallen me Kishën. Njëri prej tyre abuzon seksualisht me një djalë të verbër.

Filmi është shikuar nga 935,000 njerëz në tri ditë.

“Kjo është hapja më e mirë në 30 vitet e fundit në kinema polake. Filmi është shikuar nga njëqind mijë njerëz më shumë se ‘50 hijet e Greit’ në të njëjtën periudhë”, tha distributori SWIAT.

Drejtori i filmit, Wojciech Smarzowski ka shkaktuar polemika të mëdha në Poloni.

Jan Bodakowski, një anëtar i Shoqatës së Gazetarëve Katolikë, e quajti filmin “një propagandë të rëndë”.

Kritiku i filmit, Janusz Wroblewski tha se asnjë drejtor përpara Smarzowskit nuk ka guxuar të tregojë një pamje kaq kritike të Kishës në Poloni.

“Smarzowski dënon të gjitha mëkatet kryesore të Kishës”, shtoi Wroblewski.

Megjithëse numri i besimtarëve është në rënie, Polonia mbetet një nga vendet më fetare evropiane, në të cilën Kisha ka ndikim të madh social dhe politik në shoqëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re