Polonia rrëzoi sot katër monumente të ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe që vdiqën në Luftën e Dytë Botërore, në dritën e pushtimit rus të Ukrainës, gjë që ka përkeqësuar marrëdhëniet historikisht të dobëta midis Varshavës dhe Moskës.

Trashëgimia e Luftës së Dytë Botërore është një pengesë e madhe në marrëdhëniet polako-ruse dhe konflikti në Ukrainë e ka shtyrë Poloninë të përshpejtojë heqjen e monumenteve për ushtarët e rënë sovjetikë në të gjithë vendin.

Rusia pretendon se e çliroi Poloninë kur Ushtria e Kuqe dëboi nazistët. Por shumica e polakëve besojnë se Bashkimi Sovjetik e zëvendësoi pushtimin nazist me një formë tjetër represioni.

“Ky monument është një monument i gënjeshtrës,” tha Karol Nawrocki, kreu i Institutit Polak të Kujtesës Kombëtare, duke qëndruar përpara monumentit në qytetin jugor të Glupçicës përpara se ai të prishej.

“Sovjetikët nuk sollën lirinë në vitin 1945, ata sollën një skllavëri të re”, shtoi ai.

Monumentet në qytetet Bicina dhe Staszow në jug të vendit dhe Bobolica në veri u shkatërruan gjithashtu.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e dënoi atë.

“Është një gënjeshtër, një gënjeshtër monstruoze sepse kaq shumë qytetarë të Bashkimit Sovjetik vdiqën duke çliruar Poloninë,” u tha ai gazetarëve.

 “Është një tjetër përpjekje për të mashtruar brezin e ri të polakëve duke u shërbyer atyre gënjeshtra dhe duke provokuar urrejtje ndaj rusëve,” tha ai.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re