Zëvendëskryeministri polak Jaroslaw Kaczynski akuzoi Gjermaninë për marrëdhënie të ngushta me Rusinë.

Në një intervistë me gazetën gjermane Die Welt, Kaczynski iu referua luftës Rusi-Ukrainë duke thënë: “Për vite me radhë, qeveria gjermane nuk donte të kuptonte se çfarë po bënte Rusia nën (presidentin Vladimir) Putinin. Ne e shohim rezultatin sot”.

Duke deklaruar se Rusia fiton pesë herë më shumë nga eksportet e naftës në krahasim me gazin natyror, Kaczynski akuzoi Gjermaninë se nuk e furnizon Ukrainën me armë të mjaftueshme dhe nuk vendos embargo ndaj importeve ruse të naftës.

Ministri polak i Drejtësisë Zbigniew Ziobro më herët gjithashtu ka thënë se kundërshtimi më i madh ndaj sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë erdhi nga Gjermania.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re