Ministria polake e Mbrojtjes njoftoi arrestimin e një grupi emigrantësh prej rreth 100 persona të cilët u përpoqën të kalojnë kufirin në rajonin Dubicze Cerkiewne që ndodhet në kufi me Bjellorusinë.

Në një postim nga Twiter, ministria postoi pamjet që tregojnë arrestimin e grupit nga ushtarët, teksa grupi i cili kaloi kufirin duke kapërcyer telat.

Në një deklaratë lidhur me çështjen, ministria theksoi se “një grup emigrantësh i përbërë nga rreth 100 persona u arrestua nga forcat e sigurisë”.

Gjithashtu bëhet e ditur se personat që vazhdojnë pritjen në kufirin mes dy vendeve në kërkim të migrimit në Evropë, u përpoqën në orët e vona të natës të kalojnë kufirin.

Njëkohësisht, nga ministria pretendojnë se personat që presin në kufi u ndihmuan nga Bjellorusia për të kaluar në anën e Polonisë, duke shtuar se një grup hodhën sende të ndryshme në mënyrë që ushtarët të merreshin me to, ndërsa gjatë kësaj një grup tjetër tentoi të kalojë kufirin në një pikë më tej.

– Kriza e migrantëve mes dy vendeve

Një numër i madh personash prej rreth 3 muajsh vazhdojnë pritjen e tyre në përpjekje për të kaluar nga Bjellorusia në Poloni duke kërkuar që të migrojnë në Evropë.

Polonia pretendon se Bjellorusia dhe Rusia i përdorin këto persona të ardhur kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme me qëllim për të vendosur në rrezik sigurinë dhe stabilitetin e Bashkimit Evropian (BE). Bjellorusia nuk pranon këto akuza dhe mbron idenë e saj se ata që presin në kufi duan të shkojnë në Evropë dhe se këta njerëz nuk duan të qëndrojnë në Bjellorusi.

Njoftohet se mbi 10 persona kanë humbur jetën në kufirin mes dy vendeve për shkak të kushteve të këqija të motit, kequshqyerjes dhe vështirësive me strehim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re