Për shkak të kërcënimeve ndërkombëtare të sigurisë, Polonia po përgatitet të vendosë kamera sigurie dhe detektorë lëvizjeje në të gjithë kufirin lindor, në një investim prej 75 milionë eurosh.
Sipas lajmit të gazetës poloneze Rzeczpospolita, vendi planifikon të ndërtojë një barrierë të madhe elektronike në kufirin rus, për të marrë nën mbrojtje kufirin e gjatë 200 kilometra.

Planifikohet që ky sistem i mbrojtjes elektronike të hyjë në funksion në shtator të vitit 2023.

Kufiri do të pajiset me masa të ndryshme sigurie elektronike, si një sistem detektor, duke përfshirë senzorë sizmikë dhe kamera të natës, për të verifikuar sinjalet hyrëse.

Sipas zyrtarëve, do të përdoren algoritme të veçanta për të dalluar hapat e njeriut nga zërat e shkaktuar nga kafshët e egra.

Polonia ishte përpjekur të parandalonte kontrabandën duke instaluar një sistem të ngjashëm në kufirin me Ukrainën disa vite më parë.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re