Presidenti i vendit Bajram Begaj dhe homologu polak, Andrzej Duda po mbajnë një konferencë për mediat pas takimit të tyre. Presidenti Begaj, gjatë fjalës së tij, shprehu mirënjohjen për mbështetjen që i ka dhënë Polonia Shqipërisë në rrugëtimin drejt integrimit evropian por jo vetëm.

Begaj përmendi gjithashtu edhe solidaritetin e Polonisë ndaj shqiptarëve në kohën kur vendi u trondit nga tërmeti i 2019-ës. Begaj gjithashtu u ndal edhe tek bashkëpunimi mes dy vendeve në fusha të ndryshme, si në atë të turizmit, të arsimit dhe shkencës për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe.

“Një vëmendje i kushtuam bashkëpunimit bashkëpunimit në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë, ku shpreha mirënjohjen për mbështetjen që ka dhënë Polonia. Shpreha më tej besimin se samiti i ardhshëm i procesit të Berlinit që do të zhvillohet në vjeshtë në Tiranë do të ketë mbështetjen e plotë të Polonisë.

Nënvizova se Polonia ka një zë të rëndësishëm në kuadër të BE-së por edhe në kuadër të grupeve të vendeve të Vishegradit. Sot sfidat edhe interesat tona janë të njëjta dhe kërkohet qasje gjithëpërfshirëse. Në këtë kuadër shpreha mirënjohje për kontributin që ka dhënë Polonia për paqen dhe stabilitetin në e rajonit të Ballkanit Perëndimor. “, tha Begaj.

Presidenti kërkoi gjithashtu mbështetjen e Polonisë për Kosovën dhe rrugën e saj drejt NATO-s.

“Polonia ka qenë ndër vendet e para që njohur Pavarësinë e Kosovës. I kërkova mikut tim Duda ndikimin e tij për një rivlerësim nga autoritetet polake për një situatë të përgjithshme gjeopolitike në Evropë dhe Ballkan me synim lidhjen e sa më shpejtë të jeë e mundur e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën. Kërkova gjithashtu mbështetjen e Polonisë për anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në NATO.“, tha Begaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re