Polonia ka paralajmëruar se do të rrisë numrin e trupave të saj në kufirin me Bjellorusisë. Ky vendim u njoftua nga autoritetet vendase, ku theksohet se bëhet fjalë për të pakten 1000 trupa shtesë.

 

 “Për shkak të situatës dinamike në kufirin polako-bjellorus dhe kërkesës së komandantit të rojes kufitare për mbrojtje të shtuar të kufirit, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare ka urdhëruar zbatimin e kërkesës dhe vendosjen e ushtarëve shtesë”, tha ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak.

 

Sipas ministrisë polake të mbrojtjes, aktualisht janë rreth 2,000 trupa të stacionuar në kufi. Tensionet janë përshkallëzuar javët e fundit midis vendit anëtar të NATO-s dhe aleatit kryesor të Kremlinit, pasi Polonia akuzoi Bjellorusinë se ka lejuar grupin mercenar rus Wagner të lëvizë drejt kufirit të vendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re