Situata e kalimit të kufirit nga Shqipëria drejt vendeve europiane po bëhet gjithnjë e më e paqartë, pasi shtetet janë duke marra masa shtesë në kuadër të parandalimit të përhapjes së covid 19.

Dhjetra shqiptarë që u nisën një ditë më parë nga Tirana drejt Varshavës, në Poloni me linjë ajrore janë kthyer këtë të diel sërish në vend, për shkak se qeveria polake ndryshoi papritmas kushtet për të hyrë në Poloni.

Shqiptarët nuk janë lejuar që të hyjnë në territorin polak, duke krijuar një situatë kaosi cka detyroi Ministrinë e Punëve të Jashtme të ndërmjetësojë kthimin e tyre me një avion shtesë charter. Ata kanë qëndruar për më shumë së 12 orë në aeroportin e Varshavës. 

Sipas të dhënave edhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, personat e vetëm që do të udhëtojnë drejt Polonisë janë ata që janë të pajisur me kartën polake, ata që janë të martuar në Poloni, ata që kanë leje pune, përfaqësues të misioneve diplomatike si dhe studentet. Cdo person tjetër që nuk plotëon këto kriterere nuk do të lejohet të hyjnë në territorin polak.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re