Kompania kryesore për gaz e Polonisë ka nënshkruar kontratë afatgjatë për furnizim me gaz natyral të lëngshëm nga SHBA-të në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për të reduktuar varësinë nga Rusia, transmeton AA, .

Kompania shtetërore PGNiG nënshkroi marrëveshje 24-vjeçare me furnizuesin amerikan Cheniere të enjten në Varshavë, në prani të Sekretarit amerikan të Energjisë, Rick Perry dhe presidentit polak Andrzej Duda.

Vlera e marrëveshjes nuk bëhet e ditur, në përputhje me fshehtësitë e marrëveshjeve të tilla të ndjeshme të energjisë.

Megjithatë, Piotr Wozniak, kryetar i Bordit drejtues të PGNiG, tha se çmimi është 20-30 për qind më i ulët se ajo që Polonia paguante furnizuesin e saj të deritanishëm “nga Lindja”, duke iu referuar Rusisë.

Udhëheqësi i partisë polake në pushtet, Jaroslaw Kaczynski tha se ishte “i lumtur që marrëveshja do të rrisë sigurinë energjetike të Polonisë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re