Një moment i shëmtuar në “Air Albania”. Ishte minuta e 77’ kur Polonia pas disa tentativash, arriti të mposhtë mbrojtjen e gardianin e kuqezinjve. Një krosim nga e djathta dhe një goditje Karol Swiderski solli golin e polakëve.

Por menjëherë sapo polakët shënuan, disa tifozë nisin të lëshojnë shishe plastike e sende të tjera në drejtim të polakëve të cilët po festonin për golin e tyre.

Ndeshja u ndërpre, ndërsa rasti i hedhjes së shisheve ishte i dyti. Ende nuk dihet nëse ndeshja do të vijojë.

Pas disa minutash u dha një njoftim zyrtar me spiker ku njoftohej se gjytari i ndeshjes ishte i gatshëm të pezullonte krejtësisht ndeshjen, nëse do të hidhet edhe një shishe tjetër e vetme në fushë.

Më poshtë komenti i plotë për ndeshjen

Pjesa e parë

Minutat e para të ndeshjes panë një Shqipëri këmbëngulëse që shpesh herë rrezikoi mbrojtjen e polakëve. Dy raste të humbura nga sulmi i Shqipërisë sollën drithërima tek kundërshtari, ndërsa trajneri i polakëve Paulo Sousa u pa mjaft i tensionuar.

Në mesin e pjesës së parë Polonia tentoi me krose në brendësi të 16 metërshit të kuqezinjve, por pa rezultat. Në tërësi 45 minutëshi i parë pati një balancë mes skuadrave. Edhe në statistika, skuadrat kanë qenë të barabarta me mbajtjen e topit 58% (Polonia) e 42% (Shqipëria). Shqipëria goditi dy herë por jashtë portës, ndërsa Polonia qëlloi një herë në portë.

Pjesa e dytë

Pjesa e dytë solli në fushë një Shqipëri edhe më të motivuar. Në 10 minutat e para kuqezinjtë frikësuan polakët me disa aksione nga krahët. Ashtu si në pjesën e parë, Roshi luajti në formë mjaft të mirë duke rrezikuar mbrojtjen e Polonisë me zhdërvjelltësinë dhe pasimet e tij.

Një moment i shëmtuar është regjistruar në minutën 55’ kur Polonia po bëhej gati për një goditje këndi. Disa tifozë kanë nisur të hedhin shishe plastike në drejtim të lojarit të Polonisë, duke ndaluar kësisoj për disa momente ndeshjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re