6 shkurt Muzeu Ikonografik “Onufri” në Berat gjatë muajit janar ka shënuar një numër të lartë të vizitorëve e sidomos atyre të huaj.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Muzeumeve në Berat, Agron Polovina, tha për ATSH-në se “muaji i parë i vitit 2023, janari, tregoi që përpara do të kemi një vit  të mbarë. Këtë e dëshmojnë shifrat e vizitorëve në  Muzeun e Ikonografisë Onufri, të cilat janë ndjeshëm më të larta se vitet e mëparshme. Në janar muzeu u vizitua nga 1140 vizitorë kryesisht të huaj, 254 % më shumë krahasuar me janarin e vitit 2022 dhe 148 % krahasuar me janarin e vitit 2019”.

Sipas tij, të ardhurat nga shitja e biletave për janarin e vitit 2023  janë akoma më të larta, 378290 lekë, 259 % e krahasuar me janarin e vitit 2022 dhe 367 % krahasuar me janarin e vitit 2019.

Muzeu Ikonografik “Onufri”, që mban emrin e njërit prej kryemjeshtrave të pikturës shqiptare të shekullit XVI, është ndërtuar mbi rrënojat e një kishe të rindërtuar në vitin 1797 në lagjen “Kala”, e cila ka qenë katedralja e qytetit, që është monumenti më përfaqësues i arkitekturës pasbizantine në qytetin e Beratit.

Koleksioni i muzeut përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga një fond prej më se 1 500 objektesh që i takojnë fondeve të kishave dhe manastireve të Beratit dhe Myzeqesë.

#tdi_4 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/02/berat6.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_4 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/02/berat2.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_4 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/02/berat3.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_4 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/02/berat4.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_4 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/02/berat5.jpg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 5

/k.s/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re