Ky është Fatbardh Omeri, 65 vjeç nga Durrësi. Prej më shumë se 30 vitesh ai ka ushtruar profesionin e polumbarit në forcën e sigurisë portuale.

 

Dhe pse sot është në pension, Fatbardhi tregon se nuk i ndan asnjëherë pajiset e polumbarit dhe se vazhdon të zhytet pavarësisht temperaturave të ulëta.

 

 

FATBARDH OMERI

POLUMBAR NE PENSION

“E ushtroj profesionin që mbas viteve ‘90. Kam punuar shofer dikur. Kam bëre trajnime dhe individuale. Se s’kishte polumbar atëherë. Dhe me pas trajnimet kualifikuese. Sa profesion i mirë është dhe aq i keq. Gjithmonë duhet të jesh i qetë. Nuk duhet te kalosh në eufori se mund të humbasësh jetën.”

 

Ai shprehet se ka marrë pjesë në rreth 25 operacione të emergjencave civile.

 

“Jemi zhytur në përmbytje. Në temperatura te ulëta minus zero. Zhytjet me shumë kanë qenë në turbullim. Kam bërë gati 30 vjet, por duhet t’i përmbahesh rregullores. Nuk mund te rri dot pa detin.”

 

Por ndërsa Fatbardhi thotë se do ta ushtroj sportin e zhytjes deri sa të mos ketë fuqi, shumë të rinj preferojnë që të mos e zgjedhin këtë profesion. Referuar të dhënave, në qarkun e Tiranës e atë të Durrësit, janë rreth 150 zhytës, pjesa më e madhe e të cilëve amatorë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re