Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ndodhet në Jeruzalemi, ku iu adresuar hapur demokratëve amerikanë mbi antisemitizmin, pas deklaratës diskutueshme të një kongresisteje muslimane, e cila ka denoncuar mbështetjen amerikane për Izraelin.

“Të gjitha vendet, sidomos në Perëndim, duhet të kundërshtojnë një valë të errët antisemitizmi në rritje në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara”, tha Pompeo në shoqërinë e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu.

“Për fat të keq në Shtetet e Bashkuara ne kemi dëgjuar deklarata anti-semite dhe në kryeqytetin tonë,” shtoi ai, duke iu referuar një debati të zhurmshëm në radhët e demokratëve, pasi Ilhan Omar, e vetmja anëtare e Kongresit me hixhab, paralajmëroi në fund të shkurtit që disa lobe po ushtrojnë presion të fortë në favor të njërës të Izraelit, referuar organizatës AIPAC.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re