Sekretari i Shtetit të SHBA, Michael Pompeo ka shprehur ngushëllimet më të thella të për të gjithë familjet e viktimave që humbën jetën në tëremtin e kësaj jave që goditi vendin tonë.

 

Në një deklaratë të bërë publike nga ambasada amerikane në Tiranë, Pompeo shprehet se lutjet e popullit të tij shkojnë për familjet e viktimave dhe për të gjithë të plagosurit. Ai thekson se në këtë moment SHBA qëndron në krah të Shqipërisë.

 

“Ndërsa Shqipëria përkujton solemnisht Ditën e saj të Pavarësisë, ne përcjellim ngushëllimet tona më të thella për ata që humbën jetën në tërmetin e kësaj jave. Sot, lutjet tona shkojnë për familjet e tyre, si dhe për njerëzit e plagosur. Në emër të popullit amerikan, ne ju urojmë shërim të shpejtë të gjithë të prekurve. Edhe tani, ashtu si në kohë të tjera të vështira, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të miqve tanë në Shqipëri.”

 

Pompeo nënvizon se SHBA mbështet integrimin e Shqipërisë në BE ndërsa shpreh mirënjohje për punën e treguar nga ana e qeverisë për zbatimin e reformave.

 

“Prej rënies së komunizmit tridhjetë vjet më parë, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar një partneritet gjithnjë e më të fortë. Shtetet e Bashkuara mbështesin me forcë rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian dhe përgëzojnë vendosmërinë e Shqipërisë në arritjen e këtij qëllimi. Ne përshëndesim përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të zbatuar reformat e nevojshme, përfshirë reformat që synojnë forcimin e një sistemi drejtësie të pavarur. Ne vlerësojmë thellësisht kontributet pozitive të Shqipërisë në koalicionin e NATO-s dhe mirëpresim udhëheqjen e Shqipërisë si Presidente e OSBE-së për vitin 2020.”

 

Për Pompeon, miqësia midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë qëndron si një shtyllë e qëndrueshme paqeje dhe stabiliteti që do të për shumë vite të tjera.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re