Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të punojnë me Rusinë për t’i dhënë fund konfliktit në Libi, tha sekretari i shtetit i SHBA Mike Pompeo.

Ai shtoi, megjithatë, se kishte paralajmëruar më parë homologun rus Sergei Lavrov që Moska, si të gjitha vendet e tjera, duhet të respektojë embargon e armëve në Libi.

“Ne duam të punojmë me rusët, të vijmë në tryezën e bisedimeve, ne kemi një seri bisedimesh që më në fund do të çojnë në një zgjidhje që do të krijojë atë që Kombet e Bashkuara po përpiqen të bëjnë,” tha Pompeo.

Libia është ndarë që nga viti 2014 në dy kampe rivale ushtarake dhe politike.

Tripoli është shtëpia e një qeverie të njohur ndërkombëtarisht, ndërsa në lindje janë forcat e drejtuara nga Komandanti i Ushtrisë Kombëtare Libiane, Khalifa Haftar, i cili nisi një sulm në Tripoli.

Ushtria amerikane beson se sistemet ruse kundërajrore kanë shembur një dron amerikan që u zhduk muajin e kaluar në Tripoli dhe po kërkon kthimin e mbetjeve të avionit, kujton Reuters.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re