Një ditë pasi Uashingtoni shqiptoi sanksione ndaj dy ministrave turq si reagim ndaj lënies në burg të një pastor amerikan të akuzuar për terrorizëm në Turqi, krerët e diplomacive të dy vendeve, Pompeo dhe Çavushoglu kanë rënë dakord për të vijuar përpjekjet në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert tha pas takimit se dy ministrat e jashtëm diskutuan një sërë çështjesh dhe se “biseda ishte konstruktive.”

 “Ata ranë dakord të vazhdojnë të zgjidhin çështjet e hapura midis dy vendeve”, raportoi Reuters.

Uashington vendosi sanksione ndaj dy ministrve në qeverinë e presidentit Erdogan, si masë hakmarrëse për pastorin amerikan Andrew Brunson i cili është në një burg turk ti akuzuar për terrorizëm.

Turqia i quajti sanksione të papranueshme, ku Çavushoglu deklaroi se ato nuk do të japin rezultate,

Nga ana tjetër, Pompeo tha se sanksionet janë “prova e një vendosmërie të madhe të Shteteve të Bashkuara për të liruar pastorin Andrew Brunson. Deklarimet u bënë në prag të takimit mes tyre, ndërkohë që pasi takimit përcollën mesazhe për ulje tensionesh.

Pompeo me Çavushoglu u takuan në kuadër të një forumi rajonal të Kombeve të Azisë Juglindore, ku kërkohet të krihet një kundërpeshë për ndikimin në rritje të Kinës në rajon.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re