Shtetete e Bashkuara të Amerikës kanë uruar Kosovën në 11 vjetorin e Pavarësisë.  Përmes një deklarate për shtyp sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, përgëzon kosovën në këtë ditë të shënuar si një komb sovran dhe i pavarur.

 

Ndër të tjera në deklarëtn e tij Pompeo ka theksuar se SHBA-ja mbetet e përkushtuara për një të ardhme të qëndrueshme e të sigurt.

 

“Në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe të popullit amerikan, unë e përgëzoj Kosovën derisa po festoni përvjetorin e 11-të si një komb sovran dhe i pavarur. Shtetet e Bashkuara mbetën të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën që të hap dyert për një të ardhme më prosperuese, të qëndrueshme dhe të sigurtë në dekadën tuaj të dytë të pavarësisë. Normalizimi gjithëpërfshirës i marrdhënieve me Serbinë, njohja reciproke si thelbin e saj, do të jetë thelbësore për suksesin e Kosovës. Sigurimi i këtij vizioni kërkon gjithashtu hapa të vazhdueshëm për të forcuar institucionet tuaja demokratike. Ne duam të vazhdojmë të ndërtojmë partneritetin tonë dypalësh, bazuar në vlerat dhe prioritetet e përbashkëta, duket ndihmuar Kosovën të hapë rrugën drejt integrimit të mëtejshme të Perëndimit.  Shtetet e Bashkuara vlerësojnë lidhjen e fortë midis popullit tonë dhe do të mbështesin hapat e atyre që punojnë për të çliruar potencialin e madh të Kosovës”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re