
Deputeti Edmond Spaho i ftuar në studion e “Fax Neës” ka folur për protestën e shoqërisë civile kundër rritjes së çmimit të naftës dhe ushqimeve.
Spaho deklaroi se qeveria shqiptare duhet të reagojë duke hequr akcizën dhe TVSH-në e naftës dhe në këtë mënyrë çmimi do të ulet të paktën me 60 lekë për lirtër. Spaho paralajmëroi se nëse Rama nuk ul çmimet atëherë populli me protesta do ta ngrejë “zgupthi” kryeministrin.
“Kjo rritje kaq e madhe e cmimeve është me marrëveshje, ne kemi rezerva 3 mujore nafte, secili importues është i detyruar që me ligj të ketë rezerva 3 mujore, pra këtu kemi spekulim. Shteti të dalë dh etë mbrojë qytetarët. Kryeministri del dhe në vend që të shpallë masat për mbrojtjen e qytetarëve u thotë atyre se çmimi do të rritet edhe në të ardhmen. Sa mbaron ky njoftim i Ramës, të nesërmen rritet direkt çmimi i karburanteve sic ndodhi dje dhe sot. Pra kemi bashkëpunim të plotë ndërmjet oligarkëve që importojnë naftë në shqipëri dhe shtetit shqiptar për të nxjerrë fitime të mëdha në kurriz të shqiptarëve.
Ajo taksa që thotë Rama është spekulim nga ana e kryeministrit sepse ne paguajmë dy herë, edhe taksën e qarkullimit e paguajmë në karburant por edhe aty ku shkojmë edhe gjatë kolaudimit kur paguajmë taksat e plota. Qeveria duhet të ulë barën ekonomike dhe financiare ndaj qytetarëve. Disa ditë më parë qeveria e Kroacisë, hoqi akcizën nga çmimi i karburantit në mënyrë që ta mbajmë çmimin nën kontroll. Këtë po i kërkojmë edhe ne që të heqë akcizën dhe TVSH e naftës, janë gati 60 lekë që paguajmë. Edhe në Francë u ul tatimi mbi fitimi për bizneset që të kenë mundësi për të përballuar rritjen e cmimeve nga faktorë objektivë.
Vetëm forca e qytetarëve mund ta bëjë Edi Ramën që të tërhiqet dhe të marrë masa. Ju e keni parë edhe për pandeminë, i refuzonte paketa ekonomike. Kur e pa që po shkonte thika në kockë reagoi sepse do të kolapsoheshe ekonomia.
Rama që shëtit në Dubai tha se çmimet po ngrihen zgupthi, me protesta do t’i përgjigjemi me të njëjtën gjuhë dhe ta ngremë kryeministrin zgupthi. Pavarësisht zhvillimeve të brendshme të PD, ne kemi qenë aktivë në këtë drejtim, po të shikoni mediat kemi ngritur shqetësimin për rritjen e cmimeve. Gjithashtu familjet në nevojë të ndihmohen financiarisht nga shteti”, tha Spaho.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb