“Dridheshin diversantët”

“Populli i Beratit në ndjekje të diversantëve”-ishte teksti i kësaj fotoje.

Mendohej të vendosej në Muzeun e Ministrisë së Punëve të Brendshme në vitet ‘70.

Nga larmia jo fort e pëlqyer e pjesëtarëve të fotos, e sidomos mungesa e elementeve agresivë në pamjen e tyre, ajo nuk u vendos në muze.

“Njeriu i ri” që edukoi partia në mbrojtje të fitorjeve, kooperativave, jetës me tollona dhe izolimit të plotë të vendit./Kastriot Dervishi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re