Skip to content

Populli i Kosovës hap ‘arkivën e Kurtit’ për rrymën elektrike: Albini opozitar kundër Albinit pushtetar

Screenshot 14 3

Screenshot 14 3Rritja e e madhe çmimit të energjisë elektrike, ka shkaktuar reagime të shumta. Qytetarë, aktivistë, gazetarë, politikanë të opozitës, kanë nxjerr pjesë nga arkiva ku shihet se si kryeministri aktual Albin Kurti, hëngri fjalët e veta sa i përket energjisë elektrike.

Në vitin 2015, Kurti dhe VV kishin deklaruar:

“Zyra e Rregullatorit deri tani është sjellë si zyrë kontabiliteti e kompanisë private KEDS/KESCO. Zyra e Rregullatorit do të duhej të mbronte interesin e qytetarëve duke mos i rritur çmimet”.

Screenshot 11 6

Një komunikatë e tillë dhe ngjarje është fshirë nga arkiva e VV-së, por populi e ka skrinshotuar këtë para se partia në pushtet ta fshinte nga arkiva online:

272082667 10225214891614848 8769248997996259158 n

Kryeministrit Kurtiu iu publiua edhe një sekuencë e famshme e kryeministrit aktual, kur bënte fushatë duke premtuar uljen e çmimit të rrymës.

Ndërkohë, tani Qeveria e udhëhequr nga Kurti ia ka aprovuar ZRRE-së shtrenjtimin e rrymës dhe i dha 75 mijë euro nga taksat e qytetarëve për subvencionimin e energjisë.

Screenshot 12 7

Kryeministri Kurti i dha popullit dy opsione për rrymën, në dhjetorin e kaluar: reduktime ose shtrenjtim të rrymës.

“Në këtë situatë nuk ka zgjidhje të mirë: ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë?”, hamendësoi dhe pyeti njëherish, mjaft qartë kryeministri.

Screenshot 13 3

Sot, në një përgjigje shkurt dhënë gazetarëve lidhur me shtrenjtimin e rrymës, Kurti tha se ‘e kupton këtë brengë’ teksa ka njoftuar konferencë për media në orën 15:00 bashkë me ministren Artane Rizvanolli për siç tha ‘qëndrimin e Qeverisë lidhur me këtë çështje’.

272113953 493800002318288 8085631250169939717 n

Dy parti të opozitës në Kosovë (AAK dhe PSD), kanë paralajmëruar se mund të organizohen protesta kundër rritjes së çmimit të rrymës. LDK i tha Periskopit se për këtë çështje diskuton dhe vendosë Kryesia. /Periskopi/