Kryeministri Edi Rama vijoi sot me rubrikën “Sy më sy” teksa iu përgjigj pyetjeve të komentuesve në rrjetet sociale.

Rama foli për herë të parë në këtë rubrikë me komentuesit, pas zgjedhjeve të 11 majit ku mori mandatin e katërt.

Kryeministri nuk la pa ironizuar opozitën dhe Berishën, duke thënë komentuesve shikoni në ç’derexhe janë katandisur pasi sipas tij marrin lehtë popullin.

Rama thotë se populli atij i dha besimin për mandatin e katërt.

Rama: Është arsyeja më bindëse dhe më kuptimplotë e krenarisë që populli shqiptar me kupton më mirë dhe më shumë se ç’mund të pretendoja. Duke më dhënë një mijë e një arsye ti qëndroj besnik edhe të bëj të pamundurën për të bërë sa më shumë për këtë vend dhe njerëzit e këtij vendi falë besimit dhe pushtetit që buron nga ky popull që u a kam thënë atyre që e marrin lehtë dhe miqve në rrjete sociale, që është një popull që të jep ujë në bisht të lugës. Ju mund të ndiqni të tjerët gjatë këtyre ditëve se në ç’derexheje janë katandisur për të kuptuar se ç’ndodh kur e merr lehtë këtë popull.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko