Ditën e sotme do të protestohet sërish për rritjen e çmimeve në vend, duke nisur nga nafta dhe produktet ushqimore.

Çmimi i naftës kapi shifrën e 245 lekëve për litër në ditët e fundit, që solli edhe regimin e qytetarëve, të cilët do të protestojnë sërish në shesh.

Qytetarët shprehen për Faxnews se cmimet janë të papërballueshme ndërsa populli tashmë është kthyer në mjerim.

Ulja e naftës për shkak të protestës?

Qytetarja: Besoj se mund të jetë një shtysë por nuk është kryesore. Nëse është e vërtete kjo është shumë pozitive, jo duhet ta marrim në sensin negativ, janë të ndjeshëm kundrejt zërit të njerëzve. Unë s’kam dal se e kam të pamundur. Kam kohë që prej shtrenjtësisë kam dalë me këmbë. Pse njerëzit e bëjnë të madhe tani, viti i fundit ka qenë shumë shtrengues. Është e tepërt në një periudhë të shkurtër rritja është agresive. Ne jemi pak kaotik, ka ardhur momenti që qeveria duhet të bëjë shumë më shumë. Nëse protestë quhet vetëm ajo që kanë dalë një masë e caktuar, ne protetojmë në mënyrat tona. Ne merremi e produkte për fëmijë. Duhet kuptuar që edhe për bizneset është bërë shumë e vështirë. Kjo luftë ka dhënë goditjen e fundit. Jemi në pozicion shumë të keq. Kemi ulur ritmet e furnizimeve.

Ulja e naftës për shkak të protestës?

Qytetari: Protestat janë të mira. Rritja e cmimeve është globale, unë jetoj në Zvicër. Është globale nuk është vec këtu, nuk është prodhimi i vendit, shpresojmë që të ulen cmimet.

Qytetari: Ka ndikuar dicka për uljen, qeveria ka bërë pjesën e saj edhe lufta që kemi në kufijtë e Europës, jemi në ekonomi tregu megjithatë qeveria ka mundësi për të bërë më të mirën për popullin e saj. Duke parë pensionet e ulëta dyshojë që qeveria të bëjë dicka për njerzit e varfër. Kam qenë në protesta diku aty afër dhe protesta ishin më të mira se nuk kishte ndërhyrje nga politika

Qytetari: Këtu është futur frika që të mos ngrihet zëri, të mos kërkosh të drejtën, për të shtypur popullin, është për faqe të zezë, populli po shkon në mjerim.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re