Kryeministri Edi Rama në një takim në Elbasan, ka folur për procesin e integrimit në BE, duke thënë se nëse më 11 maj i besohet vota PS, negociatat do të mbyllen në 2027.

Mesazhi ynë i Shqipërisë 2030 lidhet me BE sepse në ndërkohë ata na shohin përditë, tha Rama, duke shtuar se patronazhistët e PS nuk janë asgjë para atyre të BE.

“Patronazhistët e PS nuk janë asgjë fare, Patronazhistët që ka BE që na rrinë nga mbrapa cdo ditë… cdo të hënë dy ministre shkojnë atje që pyeten cfarë keni bërë javën që kaloi. Ka punë që bëhen, llogari që jepen. Patronazhistë. Edhe këtë e ndjekin. E dinë ata. E dinë për cfarë luftojmë ne, për cfarë lufton kënaeta. Dhe në fund bëjnë vlerësimin, cfarë tha populli shqiptar. Populli shqiptar duhet të na japë neve besimin“, tha Rama.

Rama: Ne kemi punuar për këtë ditë. Negociatat mund t’i mbyllim në 2027. Do të jetë rekord në të gjithë historinë e integrimit. E filluam nga vrima e kavallit dhe mund të jemi vendi që i kemi bërë shpejt negociatat. Tre vjet. Nuk ndodh.

Negociatat, si faqe janë afro 300 mijë, që janë një kuadër i tërë rregullator dhe janë marrëveshje të vazhdueshme. Nëse ne lëkundemi më 11 maj, sikur 3 muaj kalojmë në paqartësi dhe ne nuk e kapim 2027. Ne nuk e dimë çfarë ndodh në Europë. Atyre u ka ndodhur një tronditje nga gjërat tjera dhe thonë se duhet të marrim Shqipërinë dhe Malin e Zi brenda.

Kur te gjitha parlamentet të ngrenë një nga një dorën, do të jetë një histori emocionesh të jashtëzakonshme. Deri përpara jo shumë kohës, i dinin për njerëz me bisht shqiptarët.

Prandaj, nuk ka as demokratë e as socialistë. Këtu është momenti në histori kur PS është në kohën e duhur. Mund të kishte qëlluar PD, si atëherë, që nuk e votova. Një ditë jam fut në atë fole. 40 minuta mjaftuan, ia ndjeva erën dhe ika. Ama ishte partia që qëlloi në vendin dhe kohën e duhur, për të ndryshuar sistemin.

Mesazhi ynë i Shqipërisë 2030 lidhet me BE sepse në ndërkohë ata na shohin përditë. Në ndërkohë, ata na shohin përditë. Ne jemi me patronazhistë nga mbrapa. Patronazhistët e PS nuk janë asgjë fare, Patronazhistët që ka BE që na rrinë nga mbrapa cdo ditë… cdo të hënë dy ministre shkojnë atje që pyeten cfarë keni bërë javën që kaloi. Ka punë që bëhen, llogari që jepen. Patronazhistë. Edhe këtë e ndjekin. E dinë ata. E dinë për cfarë luftojmë ne, për cfarë lufton kënaeta. Dhe në fund bëjnë vlerësimin, cfarë tha populli shqiptar. Populli shqiptar duhet të na japë neve besimin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko