Ditën e sotme banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë, për të kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar.

Ata nuk janë dakord me shpronësimet e qeverisë dhe e kundërshtojnë këtë projekt me protesta prej 8 muajsh.

Njëra prej qytetareve të pranishme në protestë është shprehur se vetëm e vdekur do të dalë nga prona e saj.

Ndërsa një tjetër qytetare tha se shteti po e masakron Bërxullën, por shtoi se populli është ai që “të vret me plumb pambuku”, prandaj qeveria duhet të ketë kujdes.

“Shteti ka bërë gabime i ka masakru. Është gjëja më e ulët që i bëhet këtij populli. Për gjithë këtë sakrificë që unë kam bërë, kam 7 muaj, nuk kam ndaluar asnjë ditë. Vetëm halli më nxjerr në rrugë. Shteti t’i vejë gishtin kokës dhe të mendohet mirë kur të vijë te banesat tona. Jo ta devijojë projektin si t’i dojë qejfi. Pse nuk e përmend Bërxullën në projekt, a do kalojë projekti në Bërxullë? Protesta jonë është protestë për halle. Na shtypin si t’i dojë qejfi. Populli të vret me plumb pambuku, jo me armë”, shprehet njëra prej qytetarëve.

“Duam shpronësim. Nuk do ta dorëzoj tokën, e vdekur dal që këtu. Do të luftoj për pronën time. Do ta lë kokën aty, ndaç të më vrasin, ndaç të më presin”, u shpreh një tjetër qytetare.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re