I ftuar në emisionin “Të Vaksinuarit” në Fax News regjizori dhe kompozitori Osman Mula tha se protesta kundër rritjes së çmimeve, është një ‘Bravo’ e madhe për rininë dhe popullin të cilët janë ngopur me hendeqet e mëdha mes shtresave sociale.

Mula tha se ajo që vërehet tek reagimi i qeverisë ndaj kësaj proteste është indiferenca e çuditshme e kryeministrit dhe sjellja e policisë.

Ai theksoi se t’i thuash sot rinisë të mos protestojë është e turpshme.

Mula: Unë nuk jam pjese e strukturave por mendova se kjo rini ka nevojë për përkrahje.

Si frymë e përgjithshme, unë kam vënë re se popullit i ka ardhë shpirti me dalë, janë formuar hendeqe të mëdha mes shtresave që po vazhdoi kështu, sheshet do jenë të mbushura. Por sot ku pjesa më e madhe kanë rroga të vogla dhe nuk kanë status civil, cdo second drejtuesit mund ti heqin nga puna pra janë krejt të pambrojtur.

Kjo pjesa tjetër milionere pa asnjë ditë pune i bën karshillëk popullit të thjeshtë. Kështu thua si është e mundur, këtu nuk ke asnjë lloj mundësie.

Mendon si do bëhesh me fëmijë, këto fjalët e politikës janë të pasakta. Ti thuash rinisë që s’ke të drejtë është e turpshme. Kur del atje, i ke dalë burrnisht policisë para. Dalim te sheshi, lufta, tërmeti, pandemia.

Së paku në familjen time ne kemi paguar para në kohë pandemie, se ku ishet ajo ndihma sociale nuk e di. Unë jam në pension, dhe me gruan shumë të vogël natyrisht. Ne na takon ti themi bravo të madhe rinisë sepse me doza të forta patriotike thonë që do rrimë këtu e mos të ndihemi të huaj në vendin tonë.

Përse është qeveria, ka shtet dhe disiplinë, gjithçka që rritet është në proporcion me kërkesat e popullit, I ke thënë popullit tënd Dili Zot vetit. Po fushatat me çfarë lekësh i ke bërë?

Qeveria si kolonë e dytë, tregoi indiferencë të cuditshme dhe llum I paparë policie. Si mund të hedhësh gaz lotsjellës ndaj rinisë, që nuk të ka thyer asnjë xham, ishin model demokracie, dolën me flamur e lule, edhe me karrocë invalidi.

Ti arrestosh, 30 policë me kap një femër, ku shkon mor, është vajza jote, e ardhmja jote, do u biesh derës së tyre?
Edhe të mendosh se këto probleme janë të policisë.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re