Popullsia botërore pritet të arrijë rreth 7,6 miliardë banorë në fillim të vitit tjetër, njoftoi sot Fondacioni Gjerman për Popullsinë Botërore (DSW).
Instituti pret që numri total i njerëzve në Tokë të arrijë afërsisht 7 591 541 000 në 1 janar.
Vitin e kaluar, numri i popullsisë u rrit me 83 milionë ose afërsisht sa popullsia e Gjermanisë.
Numri i personave në Afrikë pritet të rritet veçanërisht me shpejtësi në dekadat e ardhshme.
Popullsia e këtij kontinenti pritet të arrijë 2,53 miliardë banorë deri në vitin 2050, nga 1,26 miliardë që është aktualisht./KP/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re