Skip to content

Pornografi me të mitur/ Pranga 24-vjeçarit në Lushnje, çfarë iu gjet në banesë

Një 24-vjeçar u arrestua nga policia në Lushnje, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurmët Digjitale”.

Ai dyshohet për veprën penale “Pornografi me të mitur”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan pajisje elektronike, në të cilat u gjetën materiale me përmbajtje pornografike ku përfshiheshin të mitur.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.