Zbardhen dëshmitë e dy personave të arrestuar për vrasjen e Menduh Kurt-Dedës në maj 2017.

 

 

Marjeta Karaj, duke mohuar të ketë lidhje me vrasjen e 61-vjeçarit, ka thënë se njihej me Kurt-Dedën, por për shkak të konflikteve marrëdhënia e tyre ishte shkëputur. Ndërkohë, 56-vjeçarja nuk ka preferuar të japë detaje më të hollësishme përsa i përket konfliktit që ka pasur më viktimën. Ndërsa, i arrestuari tjetër, Gazmir Ngota, ka treguar të gjithë kronologjinë se si ka ndodhur ngjarja.

 

 

Ai ka shpjeguar se ishte vënë në dijeni për borxhin që Kurt-Deda i kishte Marjetës, nënës së shokut të tij, Besmir Karaj. Më tej, Ngota ka rrëfyer se ishte prezent që nga momenti kur Kurt-Dedën e kanë marrë me makinë në zonën e Xhamllikut. E kanë çuar në Allias, në një parking pranë shtëpisë së Besmirit dhe aty prezent shkoi edhe Marjeta. Pasi i kanë kërkuar kthimin e borxhit, Kurt-Deda fillimisht ka mohuar kthimin e shumës prej 10 milionë lekësh të vjetra, por pasi është rrahur nga Besmiri, u ka kërkuar kohë për të kthyer borxhin.

 

 

Sipas Ngotës, me porosi të Marjetës, e kanë marrë Kurt-Dedën dhe e kanë çuar në Dajt, ku e kanë lidhur dhe djegur. Në dëshminë e tij, Ngota thotë se për këtë veprim nuk ka marrë para nga shoku i tij Besmir Karaj, por ka shpjeguar se e ka bërë për shkak të shoqërisë.

 

 

Hetimet për këtë ngjarje u rihapën 1 vit më parë me kërkesë të Policisë së Tiranës, ku më pas me urdhër të Prokurorisë u kërkua zhvarrosja e kufomës për të bërë edhe një herë ADN-në.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re