Skip to content

“Porsche” bën 5 makina copë- copë në Vlorë

Aksident masiv në Vlorë. 5 makina pësuan dëme të shumta në Vlorë, kur shoferi i një Porsche humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me to.

Ngjarja ndodhi pranë paraburgimit të këtij qyteti, në rrugën Transballkanike.

Shoferi i Porsche dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë. Ai mbeti vetë i dëmtuar nga kjo ngjarje, por fatmirësisht pa probleme për jetën.

https://streamable.com/iu932p?t=0