Pas lajmeve se Qeveria ka siguruar një sasi të konsiderueshme vaksinash kineze, opozita dhe posacërisht portali i familjes Berisha është vënë në lëvizje, për të hedhur dyshime.

Është i njëjti portal, që pas tërmetit tmerroi shqiptarët duke lajmëruar se do të binte tërmet në 23.30, duke shkaktuar një valë paniku mes njerëzve.

Duke shpërfaqur haptaz se deri ku janë gati të shkojnë, duke vënë në rrezik edhe shëndetin e qytetarëve, për hir të politikës së tyre të vdekjes, sot portali i Partisë Demokratike ka nxjerrë lajme të cilat sulmojnë vaksinën kineze.

Në një kohë kur vaksina kineze e SInovac është duke u administruar edhe në disa vende të Evropës, në një kohë kur OBSH ka lajmëruar se do ti japë brenda muajit mars Lejen e përdorimit emergjent, në një kohë kur botime serioze ndërkombëtare e përcaktojnë sigurinë e saj midis 80 dhe 90%, portali që nuk njeh limite në marrëzinë e vet, ka marrë përsipër që të trembë shqiptarët.

Duke dëshmuar kështu se Doktor vdekja dhe familja e tij, nuk do të ndalen para asgjëje. Siç nuk janë ndaluar asnjëherë, në historinë e tridhjetë viteve të fundit, duke lënë pas edhe shumë viktima.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re