Portali i familjes Berisha ka botuar një biçim shkrimi, në të cilin përpiqej të shpjegonte pse Sali Berisha u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndër të tjera, në shkrim thuhet:

“Nëse SHBA e ka vendosur që ta rikthejë atë plan të gatuar nga dega e Soros në Beograd siç u vërtetua, atëherë ndoshta do t’i duhet të shpallë “Non Grata” edhe kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel dhe shumicën e popullit të Kosovës.

Po pengon Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike që të bashkë-qeverisë apo të jetë një opozitë kaluçuku, pa gjak e nerv, përball një qeverisje recediviste në vjedhjen e pasurive financiare e publike, pastrimin e parave dhe krimin në pushtet siç e thotë edhe Departamenti i Shtetit në raportet e veta?!

Është bërë pengesë për stabilokracinë, e cila momentalisht iu intereson amerikanëve në këtë rajon?!

Të gjitha këto e të tjera mund ta shpjegojnë këtë hap radikal të Departamentit të Shtetit kundër “specialit” të tyre në Ballkan për 30 vite, por derisa çdo gjë të bëhet transparente e të përfundojë padia në Paris, atëherë na ngelet vetëm të presim e të shohim”.

Ndoshta akoma nuk e kanë kuptuar, se Berisha është shpallur “non grata” jo për Kosovën e teoritë e tjera idiote, meqë ky pretendoka se e ka shpëtuar Kosovën nga copëtimi që do i bënte SHBA, por se është përfshirë në afera korruptive familjarisht dhe në këto 30 vite, ka minuar demokracinë shqiptare, duke e mbajtur peng atë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re